Në konferencën e sotme me gazetarët kreu i selisë blu ka deklaruar se nuk do ketë asnjë pakt midis Bashës dhe Ramës.
Në këtë mënyrë Lulzim Basha ka hedhur poshtë aludimet se dy liderët kanë arritur një pakt për reformën zgjedhore.
“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, që bëhet se do të ketë tjetër politik Rama-Basha nuk do të ketë tjetër pakt nuk do të ketë bshkëqeverisje PD-PS.
Synimi im dhe PD është ti japim fund një qeveri të lidhur me krimin se pa i dhënë zgjidhje politike problemit gjithçka që ka ndodhur këto kohë do të ndodhë edhe më keq muajt e vitet e ardhshme dhe vendi nuk e mban dot më”, tha ai.