I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” presidenti Meta është pyetur në lidhje me raportet personale që ata e akuzojnë se ka pasur me Klement Balilin.
Meta ka falenderuar organet e policisë si dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë vënën në pranga të shumëkërkuarin Balilin.
Në lidhje me raportet me të arrestuarin, Meta u shpreh qartë se ai ka qenë i verifikuar nga ambasadat dhe të gjitha institucionet si një figurë e pastër kur ishte në pozicione publike, në kohën kur ai kandidonte nën siglën e “Koalicionit Për Shqipërinë Evropiane”, si kryetar i Bashkisë së Delvinës.
Meta tha se ai ka treguar besueshmëri. “Një fis i madh dhe i nderuar. Nuk e kuptoj se çarë lidhje apo mbështetje politike mund të gjeni nga unë tek personi në fjalë . Nuk mund të them që s’i kam dhënë dorën, por nuk e kam takuar kurrë personalisht”- ka thënë presidenti Meta.
“Janë përralla dhe histori të neveritshme”-ka mbyllur deklaratën presidenti Meta.