Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai nuk e ka patur problem që t’u kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që fansat i dërguan me mesazhe.
Pas debatit të madh që pati me Antonelën, Loco i ka kërkuar falje si në studio ashtu edhe në rrjetet sociale. Sipas tij, e gjithë kjo situatë po përdoret mediatikisht për vëmendje nga persona brenda dhe jashtë studios.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instastory”, Elvisi ka treguar se vetëm për një gjë është “penduar” në rrugëtimin që pati në “Për’puthen”. Është pikërisht postimi që bëri me litarin. (SHIKO KETU).
Sigurisht që s’mund të mungonte edhe pyetja nëse ka skenar në emision.
“Ka skenare si thotë Eri apo larg qoftë ky muhabet?”, e pyeti një ndjekës, ndërsa Loco nuk hezitoi të përgjigjet.
“Eri ka të drejtë për ato që thotë dhe tregon. Po skenari është gjë tjetër. Skenar ka Portokallia dhe i binden aktorët. Kurse tek Përputhen, skenarët i bën secili si të dojë qejfi dhe ju bindet emisioni atyre. Pra e kundërta. S’ka si ta imponon sjelljen dhe fjalën asnjë skenarist, për kohë aq të gjatë”, u përgjigj Elvisi.