INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka të drejtë Meta të shtyjë zgjedhjet? Juristi i njohur sqaron bazën ligjore

A ka të drejtë Meta të shtyjë zgjedhjet? Juristi i njohur sqaron bazën ligjore

Publikuar më: 19:44 08-06-2019

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve duke anuluar datën 30 qershor për mbajtjen e tyre. Përmes një deklarate për mediat, Presidenti bëri të ditur vendimin e tij, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar në vend, ku asnjë prej palëve politike nuk po bën hapa pas.

Pas deklaratës së Presidentit ka reaguar Kryeministri i cili në fjalën e tij para mbështetësve të PS në Berat, Rama u shpreh i vendosur se pavarësisht vendimit të Presidentit, më 30 qershor do të votohet, pasi zgjedhjet janë të popullit, tha ai dhe jo të Presidentit.

Por a mund të ketë zgjedhje teksa Presidenti ka shfuqizuar dekretin?

Juristi Jordan Daci në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se zgjedhjet pa dekret nuk mund të zhvillohen.

''Sikurse pata arsyetuar, bazuar në nenin 65 të Kushtetutës në lidhje edhe me nenet 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës mund dhe tashmë ka anulluar zgjedhjet të cilat pa dekret nuk mund të zhvillohen!''

dekreti.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549