INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka të drejtë Presidenti të mosdekretojë një ministër? Përgjigjet Basha: Cakaj një kandidaturë e papërshtatshme...

A ka të drejtë Presidenti të mosdekretojë një ministër? Përgjigjet Basha: Cakaj një kandidaturë e papërshtatshme...

Publikuar më: 21:30 10-01-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme është shprehur për kandidaturën e z.Genti Caka si ministër i Jashtëm se është një kandidaturë e papërshtashme për një post të tillë.

Kryedemokrati tha se pavarësisht kësaj, çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos presidenti, por ai që vendos kryeministri.

A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?

Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.

Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?

E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.

Ju si jurist çfarë mendimi keni?

Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.

A është ky një vendim që vjen se Caka vjen se është shqiptar i Kosovës?

Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268