Ana Lleshi është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të komentuara në publik, edhe pas daljes nga emisioni.
Përveç karakterit të fortë, ajo është gjithmonë komentuar edhe për veshjet e saj ekstravagante. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
Ana ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet e veshur shumë seksi. Fundi i saj ka një të çarë të madhe, e cila i tregon më shumë seç duhet. Madje fansat e kanë pyetur nëse ka apo jo të brendshme?
Pozat e saj kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku disa e komplimentojnë, e të tjerë e kritikojnë.
Kujtojmë se pak kohë ma parë, Lleshi publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Deal”.
Një ndër protagonistët në klip është Atdheu. Në këtë projekt muzikor Ana shfaqet si një vajzë “self-made”, teksa nuk i ka kursyer skenat e nxehta në klip.