INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A ke gjet ndonjë burrë?”/ Ana Kauri i përgjigjet pa asnjë problem ndjekësit!

“A ke gjet ndonjë burrë?”/ Ana Kauri i përgjigjet pa asnjë problem ndjekësit!

Publikuar më: 17:30 12-04-2021

Ana Kauri ndau më ndjekësit e saj një pjesë të skeçit “Pallati 176” në “Instastory” dhe pyet fansat se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.

E ndërsa ndjekësit tregonin eksperiencat e tyre, dikush e pyet ish-konkurrenten në lidhje me jetën e saj sentimentale.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”- shkruan ndjekësi, teksa Ana ia kthen: “Rrugës jam dhe unë”, duke lënë shumë vend për dyshime.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”. Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime, të cilat u ndërprenë për shkak të daljes së Fationit nga emisioni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042538642883301