INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'A ke shtëpi, a ke grua?'/ Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë, do rrijë e mbyllur…

'A ke shtëpi, a ke grua?'/ Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë, do rrijë e mbyllur…

Publikuar më: 14:29 01-11-2023

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka patur projekte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm. E menjëherë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai nisi me koncertet e shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit. E duket se për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon.

“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.

Këngëtari i dashur për publikun i kthen nga ato përgjigjet epike që vetëm ai di.

“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.

Kujtojmë se Tito dhe Ejlli krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Romanca e tyre e dashurisë vazhdon edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata janë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tyre sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit foto apo video kur janë bashkë. Gjithashtu komentojnë edhe postimet e njëri-tjetrit në “Instagram”.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496