INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A kemi rritje të vendeve të punës? Raporti i BB jep të dhëna interesante[VIDEO]

Publikuar më: 08:18 17-08-2018

Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës në Shqipëri dhe gjeti se rritja e punësimit ishte e shoqëruar me një ofertë punë që kërkon kualifikim shumë të ulët, që zakonisht janë punët e krahut, ato në bujqësi apo dhe zanatet. Kjo në fakt është shumë e çuditshme dhe përkon disi dhe me fjalët e Kryemininistrit Rama, që ka punë po jo profesionistë.

Me fjalë të tjera sipas studimit të fundit në 2 vite u hapën vende të reja pune dhe punësimi u rrit me 11%. Po dominojnë punë që ishin, mesatarisht, më pak produktive dhe më pak të paguara. Për pasoje Shqipëria ka nivelin e pagave më të ultin në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më specifikisht rritja e punësimit ishte më e madhe në prodhim me 27%, ndjekur nga bujqësia me 18%, më pas vjen tregëtia, shërbimet e biznesit dhe të teknologjisë të informacionit dhe në fund me 7% të të punësuarve renditet sektori i turizmit.
Banka Botërore evidenton se shumica e vendeve të reja të punës u përfituan nga personat me arsim fillor, ndërsa vetëm 20% shkuan tek ata me arsim të mesëm dhe të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979