INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A keni menduar ndonjëherë për shenjën e horoskopit të maces tuaj? [VIDEO]

A keni menduar ndonjëherë për shenjën e horoskopit të maces tuaj? [VIDEO]

Publikuar më: 16:04 12-04-2017

Shenja e horoskopit mund të tregojë shumë për kafshën tuaj shtëpiake.

Dashi
Macet dash janë aktive dhe adhurojn të nxjerrin natyrën e tyre të predatorit me gjithë atë energji që kanë. Me natyrën agresive, macet dash nuk para kanë dëshirë të përkëdhelen, por e tregojnë dashurinë e tyre me dhurata të vogla të cilat i kanë vrarë vetëm për ty. Duke i dhënë më shumë vëmëndje dhe lojë ato do të ulen në prërin tuaj për të praktikuar bashkë magji të zezë.

Demi
Macet dem e kanë mëndjen vetëm te ushqimi. Do hanë çdo copëz të vogël të ushqimit të tyre dhe pastaj do vijn të luten edhe për ushqimin tënd. Kur macja dem e ka barkun plot, do të vij në prëhër për një përkëdhelje të tejzgjatur që mund të shkojë me orë të tëra. Përkëdhelini barkun e tyre të mbushur se e dashurojnë.

Binjakët
Nëse mendoni se keni vetëm një mace e keni shumë gabim pasi një mace binjak ka dy personalitete të ndryshme, në mos më shumë. Ndoshta prandaj dhe macet kanë marrë një reputacion të çuditshëm pasi shumica e maceve janë binjakët pasi pranvera është perjudhë lindjesh. Këto mace kanë një repertor të gjërë mjaullimash dhe dinë shumë mirë t’i komunikojnë nevojat e tyre. Aktive, kurioze dhe të djallëzuara, mos u habsini nëse macja binjak do ju vjedhi sendet tuaja me vlerë dhe të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë.

Gaforrja
Nëse keni dëgjuar për mace të trëmbura me siguri janë duke folur për felinët e ndjeshëm gaforre. Të ëmbla, të qeta dhe dashamirëse këto mace kanë nevojë për një ambient të qetë pasi zhurmat i shqetësojnë shumë. Macet gaforre janë shumë protektive ndaj familjes së tyre dhe do të ndjekin kudo nëpër shtëpi duke kërkuar që t’i përkëdhelësh. Nëse nuk arrin dot ta gjesh nëpër shtëpi me siguri janë duke u fshehur posht krevatit ose në dollap për pak qetësi.

Luani
Macet luan, ashtu si dhe njerzit, janë ato që kërkojnë më shumë vëmëndje dhe duhet të lahen në dashuri dhe lodra ose vunai pasojat. Të jetosh me një mace luan është tepër dramatike. Ato do të hidhen nëpër shtëpi për të kërkuar vëmëndje dhe pjesën tjetër të kohës do jenë duke pritur që t’i të shkosh dhe t’i trajtosh si një mbret ose mbretëreshë. Nëse nuk i jep vëmëndjen e merituar ato do të ndëshkojnë duke urinuar në krevat ose duke gërvishtur divanin. Bëni kujdes.

Virgjëresha
Macet nazelie kanë shumë mundësi të jenë virgjëresha dhe e gjeni veten duke u përpjekur t’i shkoni pas avazit gjithë kohës. Nëse nuk e bënë ato do qajnë, firshëllejnë dhe kafshojnë për të treguar që nuk janë të kënaqura. Në fakt nuk është e vështirë t’i kënaqësh. Mjafton t’i bleni ushqimin e preferuar dhe të mbani kutinë e rërës dhe tasat e saj të pastër. ato e shperblejnë këtë duke bërë të njejtën gje pasi nuk e kanë qefë pisllikun. Kështu që nëse doni një shtëpi të pastër macet virgjëresha janë ato që ju duhen.

Peshore
Të zotëruara nga venusi, planet i bukurisë, macja peshore ka sytë më të bukur dhe pellushin më të butë. Ato harxhojnë shumë kohë duke u kujdesur për veten dhe akoma më shumë kohë duke socializuar. Por një mace peshore nuk mund të rrij vetëm kështu që bëni mirë të merrni dhe një mace tjetër që t’i bëj shoqëri, me macet binjak shkojnë më shumë. Gjithashtu ftoni sa më shumë njerëz në shtëpi pasi ajo do dojë shumë t’i takojë të gjithë dhe do e dojë akoma më shumë vëmëndjen e tyre.

Akrepi
I keni parasysh macet e halloweenit? Që ndjekin shtrigat nga mbrapa dhe bëj vetëm prapësi? Ato janë macet akrep. Këto janë macet më të paparashikuesh pasi mund të tregohen shumë të dashura në një moment dhe në tjetrin të kafshojnë pa e kuptuar kurrë pse. Ato e kanë shumë qejf të fshihen kur i thërrasin po aq sa kanë qejf të të fshehin çelsat e shtëpis që most ë ikësh dhe t’i lësh vetëm.

Shigjetari
I keni parasysh macet që zhduken për ditë të tëra dhe papritur kthehen në një gjëndje të tëmerrshme? Epo këto janë macet aventuriere shigjetare që kërkojnë gjithmonë emocione të forta. Ato adhurojnë të enden dhe të eksplorojnë edhe nëse i vë në rrezik. Nëse i gjeni një vënd jashtë të sigur do të bëni mirë pasi këto mace nuk e dinë se çfarë është frika. Gjithashtu ndihmon që të mbani shtëpinë pastër pasi macja shigjetar hedh çdo gjë dhe bën vetëm rrëmujë.

Bricjapi
Macet bricjap e dinë se kush komandon. Të turpshme dhe serioze, ato tregojnë shumë devotshmeri ndaj të zotit dhe duan te njejtën gjë në këmbim. Gjithashtu nuk e pranojnë jo si përgjigje. Nëse i ke lënë jashtë dhomës së gjumit dhe ato duan të hynë, do te bjne çfardolloj zhurme derisa të plotësosh kërkesën e tyre.

Ujori
Ke një mace të paparashikueshme? E keni parasysh një nga ato topat e leshit që gjithmon ngec diku ose ka një shije të çuditshme për ushqimin që asnjë mace tjetër nuk e ka? Epo me siguri keni një mace ujor që sensing e aventurës e ka të kombinuar nga inteligjenca, pavarësia dhe paqëndrueshmëria. Ato nuk e durojnë dot të mos bëjnë asgjë kështu që duhet t’i jepi diçka që të merrët. Përndryshe kureshtja e tyre natyrale do i çojë drejt telashave. E keni parasysh çfarë thonë për macet dhe kurjozitetin. Përpiquni t’i mësoni disa komanda. Edhe pse thuhet që macet nuk mësohen si qent, do ishte e kunërta nëse macet do ishin të gjitha ujor.

Peshqit
Macja që kushdo do e donte. Të dashura dhe të lumtura, macet peshk kanë një ndikim qetësues në të gjithë shtëpinë. Nuk kanë nevojë për shumë vëmëndje pasi bota e tyre e brëndshme i kënaq gjatë gjithë kohës dhe e adhurojnë gjumin pasi mund të ndjekin gjithë minjt e botës në ëndrra. Macet peshk janë dhe shumë intuitive. Nëse keni kaluar një ditë të keqe ato e kuptojnë dhe vij menjëherë t’ju japin shumë dashuri deri sa të ndiheni më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986