INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A keni një mashkull të pjekur në krah? Këto janë shenjat

A keni një mashkull të pjekur në krah? Këto janë shenjat

Publikuar më: 15:01 31-05-2017

Jeta i bën disa njerëz të piqen në një moshë shumë të vogël, ndërsa disa të tjerë duken sikur do të mbeten fëmijë përgjithmonë.

Mirëpo nga ndryshon një mashkull i pjekur nga të tjerët? Ja 8 gjërat që ai nuk do të bëjë kurrë.

Një mashkull i matur nuk ju kritikon në pamjen tuaj

Pse nuk i ngjyros flokët e bardha? Do doja të ishe pak më e hollë. Një mashkull i pjekur asnjëherë nuk flet kështu për paraqitjen tuaj. Në këtë mënyrë ai nuk ju ndihmon aspak juve, por vetëm se zvogëlon vetëbesimin tuaj.

Një mashkull i pjekur asnjëherë nuk ju poshtëron vetëm për të kënaqur egon e tij.

Ai nuk cenon hapësirën tuaj personale

Nëse keni një lidhje të shëndetshme, nuk keni nevojë të fshehni asgjë nga njëri-tjetri.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se partneri juaj mund të ju kontrollojë në xhepat e çantës apo gjërat personale. Ky është një mosrespekt për ju.

Ai nuk largohet nga vështirësitë

Kur ishim tinejxherë, të gjithë do të mbylleshim në botën tonë gjatë ballafaqimit me problemet, apo jo? Mirëpo, një mashkull i matur bën më të mirën për t’u ballafaquar me çfarëdo problemi personal, familjar apo në lidhje me punën.

Kjo nuk nënkupton se ai dëshiron telashet, por që kur ballafaqohet me to, di më së miri si t’i zgjidhë ato apo t’iu shmanget atyre.

Ai nuk mendon se shprehja e emocioneve paraqet shenjë të dobësisë

Të jesh një mashkull i pjekur nuk nënkupton se ai nuk duhet të jetë kurrë emocional apo të qëndrojë gjithnjë në rezervë. Një mashkull i matur nuk e ka problem të shfaq emocionet e tij, sensualitetin apo të qenurit romantik. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e ndërtimit të karakterit të tij dhe mirëmbajtjen e lidhjes.

Ai nuk mendon vetëm për sot

Disa meshkuj nuk e kanë problem të shpenzojnë qindarkat e fundit në një darkë të shtrenjtë pa menduar fare për pasojat. Ose të kalojnë një mbrëmje në ndonjë aheng deri orët e vona të natës dhe duke mos shkuar të nesërmen në punë. Kjo nuk nënkupton se meshkujt nuk duhet të argëtohen, por që të kenë kufij në gjërat që bëjnë dhe mos të jetojnë vetëm për sot.

Ai nuk ju bën të “ndjeheni e dorës së dytë” para shokëve të tij

Të gjithë meshkujt kanë nevojë për pak privatësi dhe të qëndrojnë vetëm me shokët e tyre herë pas here. Por, një mashkull i pjekur asnjëherë nuk e bën gruan e tij të ndihet sekondare në sy të shokëve të tij.

Meshkujt që vazhdimisht marrin këshilla dhe sugjerime nga shokët duke anashkaluar të dashurën apo gruan e tyre, kanë gjasa të kenë probleme psikologjike.

Për më tepër, këto meshkuj janë të papjekur, ende fëmijëror dhe të pamatur.

Ai ka një marrëdhënie të shëndoshë me nënën e tij

Një mashkull i pjekur gjithmonë gjen kohë për prindërit e tij, madje edhe nëse raporti i tyre nuk është aq i besueshëm. Ai beson në atë se të kujdesesh për personat që janë kujdesur një kohë të gjatë me ty është diçka shumë e rëndësishme.

Megjithatë, ai asnjëherë nuk tejkalon linjën e kufirit kur njëri nga prindërit, zakonisht nëna e tij, dëshiron të nxë hapësirën qendrore në jetën e tij.

Ai ju respekton juve, pa ju qëlluar apo ofenduar

Këtu nuk nënkuptohet vetëm abuzimi fizik por edhe ai psikologjik. Nëse përjetoni çfarëdo lloj dhunë në shtëpi, ndaloni së arsyetuari dhe dilni mënjëherë nga jeta e tij.

Një mashkull i matur dhe mjaftueshëm i pjekur kurrë nuk e rrah gruan e tij, pa marrë parasysh se sa është i zemëruar më të.

Mënyra se si mashkulli e trajton gruan e tij varet jo vetëm nga personaliteti i tij, por gjithashtu edhe nga sjellja e gruas. Një marrëdhënie e shëndoshë nënkupton përkushtimin e të dyve dhe poashtu edhe femrat duhet të shmangin disa nga gabimet e mundshme që mund të bëjnë për të jetuar të lumtur me partnerin.

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096