Nuk ka asgjë më të bukur sesa të shikosh e dëgjosh një fëmijë duke qeshur, të zbukuron ditën. Tracy Saragosa, nuk mund të rrinte pa i bërë një video djalit të saj 6 muajsh Marino, në momentet që ai po qeshte sa herë që nëna e tij thotë “boo”.
Nëna e tij, nga Massachusetts, ShBA, thotë se djali i saj është një foshnje shumë e lumtur, edhe nqs i bën atij fytyra qesharake, madje edhe të frikshme, e bën atë të qeshë.
“Ai dashuron çdo gjë, qesh për gjithçka, është shumë fëmijë i lumtur”