INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A kishte të drejtë Trump për terrorizmin në Suedi?

A kishte të drejtë Trump për terrorizmin në Suedi?

Publikuar më: 11:06 08-04-2017

Dy muaj më parë Presidenti Donald Trump u tall nga e gjithë bota pasi tregoi se Suedia kishte pësuar një sulm terrorist.

Trump deklaroi gjatë një mitingu në Florida në muajin shkurt se Suedia kishte pësuar një sulm të madh terrorist vetëm një natë më parë, pavarësisht se asgjë e tillë nuk kishte ndodhur. Këto deklarata shokuan gjithë botën, të cilët nxituan të tallen me fjalët e presidentit amerikan, përfshirë këtu politikanë të rëndësishëm suedezë. Por ndërkohë që Trump u sulmua për komentet e painformuara që bëri, disa besojnë se atentati vdekjeprurës që ndodhi dje në Stokholm tregojnë që ai mund të dinte diçka më shumë nga sa mendonin të tjerët. Fjalët e tij u injoruan në mënyrë të menjëhershme pasi incidenti i fundit terrorist në Suedi kishte ndodhur në vitin 2010, por ngjarjet e djeshme tregojnë se tensionet dhe kërcënimet në vendin skandinav janë reale, ashtu siç kishte sugjeruar Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445