INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A lexojnë deputetët shqiptarë? Shifra zhgënjyese në lidhje me anëtarësimin e tyre në biblioteka…

A lexojnë deputetët shqiptarë? Shifra zhgënjyese në lidhje me anëtarësimin e tyre në biblioteka…

Publikuar më: 13:20 09-08-2016

Në ditën ndërkombëtare të miqve të librit, analisti Afrim Krasniqi zbulon se sa deputetë janë anëtarë bibliotekash dhe çuditërisht shifra është shumë zhgënjyese. Ai thotë se edhe pse Shqipëria nuk ka statistika zyrtare, në rrugë informale informacioni është tronditës, vetëm 7 nga 140 deputetët janë anëtarë aktiv të Bibliotekës Kombëtare e Parlamentare, e më keq akoma, vetëm 3 prej tyre tërheqin libra!
Ai bën dhe një krahasim me deputetët e shteteve të tjera. Pa llogaritur bibliotekat e tjera vetëm në bibliotekën e parlamentit gjerman çdo deputet tërheq mesatarisht 7-9 libra në vit për t’i lexuar, në Suedi e Norvegji deri në 12 libra në vit, në Itali e Francë 6-7, në Poloni e Hungari 4-5, etj.
Krasniqi ngre dhe një tjetër shqetësim kur thotë se Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe sidomos lexuesit e tij, pasi të dhënat që dalin në panaire (shitje librash) janë aq spekulative, sa në, Kubë, Kinë, Kore e Veriut e ndonjë vend tjetër. Ai thekson se ne mbetemi modeli më negative në botë ku në çdo panair, librat më të shitur janë librat e politikanëve dhe momentet më kulmore të panaireve janë vizitat e politikanëve.
Kasniqi bën dhe një analizë të përgjithshme për lexueshmërinë në vend: “Cili është vërtetë raporti ynë me librin? E tregojnë dy statistika: sa biblioteka e librari funksionale kemi, pra jo sa kafe me libra anash, por sa me lexues. Më shumë se gjysma e qyteteve tona sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve tona nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi dhe as kulturë leximi jashtë detyrimit programor shkollor, 99% e librave dhe autorëve nuk kanë lexues më shumë se 500 persona dhe në mënyrë simbolike, mbetemi vend unik  i vetmi vend në botë që në hapësirën e rrethuar nga tri universitete dhe një institucioni studimor albanologjik nuk gjejmë libra dhe as shenja të dijes, por vetëm qofte, birra, muzikë tallava, gara makinash dhe lojëra fati!”

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104