INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mendon njeri për pensionin? Gati 1 e 3-ta e të punësuarve në Shqipëri nuk paguajnë sigurimet

A mendon njeri për pensionin? Gati 1 e 3-ta e të punësuarve në Shqipëri nuk paguajnë sigurimet

Publikuar më: 09:49 09-04-2019

Rreth 32% e të punësuarve gjatë vitit 2018 nuk paguan sigurime. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se në vitin 2018 numri mesatar i të punësuarve ishte mbi 1.3 milionë, ndërsa numri mesatar i atyre, që paguan kontribute tek sigurimet për efekt pensioni ishte 778.111. 360 mijë persona janë numëruar si të punësuar, por atyre nuk ju kanë derdhur sigurime. Vërehet se pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë janë të vetëpunësuar pa page, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe në bujqësi. Punësimi në të zezë në pjesën më të madhe të tij është i përqendruar në sektorin bujqësor. Në fund të vitit të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461.680 numëroheshin të punësuar në bujqësi, por nga ta vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurimet.
Kurse një raport i Bankës Botërore për Trendet e Punësimit 2019 në Rajon ka nxjerrë një të dhënë dhe më negative, rreth 37% e të punësuarve në Shqipëri punojnë në të zezë. Në këtë dekadë vetëm në periudhën e fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, pati një ulje të informalitetit. Megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal Shqipëria qëndron në nivelet më të larta në rajon. Në Shqipëri, 1 në 3 persona punon në të zezë në raport me 1 në 5 persona në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.
Puna në të zezë ka pasoja. Raportimi jo i plotë i kontributeve të sigurimeve shoqërore nënkupton mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713