Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ata që do përpiqen të cenojnë n procesin zgjedhor më 30 qershor. Rama deklaroi sot, se kush tenton t’i afrohet qoftë një qendre votimi më 30 qershor do t’i ndalohet përjetë hyrja në vendet e BE dhe SHBA.
“Paranoja e tij nga mosmjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.
Një reagim mbi deklarimin e kreut të qeverisë Edi Rama ka dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka. “Duam zgjedhje të lira mo shoku; nuk të ka kërku njeri vizë për BE! Po vazhdove të qeverisesh ti edhe dy vite, na kanë rënë vizë të gjithëve!”, shkruan Ndoka.