Foto vërtetë për të mbajtur frymën, ku adrenalinën mund ta ndjesh edhe përmes imazheve të palëvizshme.
Edhe pse vështirë të dallohet në pamje të parë, në foto shfaqet skiatori 28 vjeçar Sam Favret, i cili sfidon trajektoret më të rrezikshme malore për të dhuruar spektakël me skitë e tij. Madje në disa prej tyre është gati e pamundur të pikaset nëse nuk e di saktësisht se ku ndodhet në foto. Favret është rritur në Alpe dhe ka bërë ski gjatë gjithë jetës, çka shpjegon suksesin e tij në këto situata ku të duhet të mashtrosh vdekjen në çdo rrëshkitje. Imazhet janë shkrepr në Chamonix të Francës dhe duhet thënë se janë vërtetë spektakolare.