INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund të jetojnë një qen dhe një mace bashkë?

A mund të jetojnë një qen dhe një mace bashkë?

Publikuar më: 10:15 30-07-2016


Përgjigja është po! Por nuk ndodh me magji, dhe do të jetë një rrugëtim i vërtetë që këto dy kafshë të jetojnë në harmoni.

Si macet, ashtu edhe qentë janë kafshë territoriale dhe nëse një kafshë tjetër hyn në territorin e tyre, e paftuar nga ata, gjëra të këqija mund të ndodhin. Ja se si mund të prezantoni një mace dhe një qen pa "gjakëderdhje".

1. Bëni një provë, nëse keni një mace çojini një qen në shtëpi, nese keni një qen çojeni në një shtëpi me qen. Në këtë mënyrë zbuloni si reagon kafsha juaj kundrejt një kafshe tjetër.

2. Nëse e keni vendosur që të merrni një kafshë të re sigurohuni që kafsha e vjetër që keni në shtëpi të mos e shohë banorin e ri. Sapo të hyni mbylleni atë në një dhomë dhe lëreni aty për një ditë. Kjo pasi kafsha e re duhet të mësohet me aromën e shtëpisë dhe gjithashtu të lëshojë aromën e vet. Ditën tjetër ndërroni vendet. Banorin e vjetër të shtëpisë vendoseni në dhomën ku ka ndenjur banori i ri dhe banorin e ri lëreni në pjesën tjetër të shtëpisë që të eksplorojë. Ky quhet prezantim me anë të aromës.

3. Kur të bëni prezantimin visual duhet të parapërgatiteni për dy gjëra. Sigurohuni të keni vende të larta ku macja mund të ketë mundësi të fshihet dhe qeni duhet mbajtur gjithmonë me qafore dhe litarë. Qentë e kanë instiktive ndjekjen dhe macet e kanë instiktive t’i largohen kujdo që i afrohet. Për të mos patur aksidente mbajeni qenin nën kontroll pasi në këto situata shkaktari më i madh i problemeve është ai. Nëse shihni agresivitet nga qeni ose nga macja merreni shtruar situatën. Përpiquni t’i tërhiqni vëmëndjen me ushqim ose me lodra.

4. Sigurohuni që çdo takim me qenin dhe macen të jetë i supervizuar nga ju. Mund t’ju duhen nga 1 deri në 3 muaj për të patur situatën nën kontroll, por duhet të jeni shumë të vëmendshëm me humorin e kafshëve. Nëse kjo gjë nuk po funksionon do të jetë macja ajo që do të japë shenjat më të dukshme. Macja do refuzojë ushqimin dhe nuk ka për të përdorur kutinë me rërë në shenjë rebelimi të situatës.

Si përfundim duhet të merrni parasysh edhe personalitetin e kafshëve. Njësoj si ne, ata kanë preferencat e tyre dhe është më mirë të kesh një kafshë të lumtur në shtëpi se sa dy të palumtura.

Article Logic
Execution time: 0.0044970512390137