Mes siguri shumë prej nesh kanë marrë pjesë në ndonjë ceremoni pagëzimi.
Ose edhe nëse nuk keni marrë pjesë me siguri e imagjinoni një proces të qetë dhe të mbushur me besim.
Për më tepër kur pagëzohet një bebe. Një gjë të tillë në fakt nuk na e rrëfen kjo video, ku një peshkop grek ka një mënyrë shumë të pamëshirshme për të bekuar foshnjen. Duket se ai e zhyt shumë shpejt beben në ujin e bekuar.
Peshkopi e zhyt bebin tri herë në ujë përpara se t’ia dorëzoj prindërve që duket se janë shumë guximtarë që shohin një gjë të tillë.
Daily mail shkruan se një video e tillë është xhiruar në Ayia Napa, në Qipro në një kishë ortodokse greke.
Kjo metodë ‘e dhunshme’ mendohet dhe besohet se do të jetë zgjidhje për uljen e lindjeve.
Por pa dyshim pamje të tilla janë kritikuar gjerësisht nga shumë persona që e kanë parë.
Pak a shumë e njëjta metodë përdoret edhe në Gjeorgji.