INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'A mund të të zëvendësojë Ermali?', Amarda Toska i jep këtë përgjigje gazetarit [FOTO]

'A mund të të zëvendësojë Ermali?', Amarda Toska i jep këtë përgjigje gazetarit [FOTO]

Publikuar më: 16:31 02-06-2019

Gjatë intervistës së dhënë në programin ‘E diell’ Ami nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante të gazetarit të njohur, Ervin Kurti. Duke e komplimentuar për linjat dhe pamjen e saj, Ervini ka vazhduar ta pyesë duke ju drejtuar: “A mendon se në një fraksion sekondi Ermali dhe mund të zëvendësojë?”.

E qeshur, Ami ka pohuar se për aq kohë sa ajo nuk e ka zëvendësuar Ermalin, pasi në fillimet e saj ka pasur shumë nga ata që i thënë ç’ne që ishin bashkë, as ai nuk do ta zëvendësojë.

Kurti ka vazhduar me pyetjet e tij duke ju drejtuar Amit nëse është e vërtetë se Ermali është pak “i vogël” ndonjëherë dhe ajo vazhdon kujdeset për të. Për këtë pyetje Toska është përgjigjur duke thënë: “Po secili nga ne ka pak atë të voglin brenda vetes, gjatë gjithë jetës. Ermali e tregon më shumë seç duhet, por në fakt jashtë këtij ekrani që është me drita dhe vezullues, është më serioz seç duhet për të gjithë ata që e njohin”.

Një tjetër pyetje të cilës Ami nuk ka nguruar t’i përgjigjet ka qenë ajo nëse e tremb suksesit i Ermalit.

“Jo nuk më tremb, sepse ne jemi njohur në një ambient artistësh dhe kemi bërë shkolla artistike të dy dhe vazhdimësia jonë ka qenë me projekte artistike, përpos bizneseve që i kemi ndërtuar dhe projektuar së bashku. Nuk më tremb, por nuk them që nuk ka shqetësime, nuk them që nuk ka sfida dhe pengesa që duhen kaluar, por që ne preferojmë ti themi situata interesante për tu zgjidhur dhe nga të gjitha këto kemi vetëm një të mirë. Përfundimi është gjithmonë dhe më pozitiv, pra dhe nëse ka sfida në përfundim të saj një e mirë më e madhe do të vijë”,- ka vijuar të thotë Ami.

61689863_2103332919964971_1370079419074347008_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502