Ministri i Brendshëm Xhafaj ka folur për votimin e emigratëve. Ai e pranon që votimi i emigrantëve shqiptarë jashtë vendit është një sfidë. Ai ka renditur dhe kushtet që duhet të plotësohen për të arritur qëllimin e votimit të emigrantëve jashtë Shqipërisë.
“Transparencë në numërimin e votës. Duhet rregulluar kuadri ligjor për emigrantët. Duhet të adresohen sa më shpejt këto çështje. Duhet të ketë një sistem funksional adresash. Duhet regjistri i shtetave, që jetojnë jashtë vendit”, tha Xhafaj.