INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mundet që një test gjaku të gjurmojë lodhjen e shoferit

A mundet që një test gjaku të gjurmojë lodhjen e shoferit

Publikuar më: 14:15 24-09-2018

Aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të rritjes së numrit të vdekjeve në botë.Shpejtësia, lodhja, gjendja jo e mirë e rrugëve, alkooli janë një nga shkaktarët kryesorë që çon në incidente të cilat rezultojnë fatale për shumë njerëz.

Por tashmë një test i ri gjaku mund të ndihmojë policinë të identifikojë nëse një drejtues makine është shumë i lodhur në rrugë.

Një test i tillë sipas shkencëtarëve mund të ndihmojë edhe punëdhënësit që të vlerësojnë gjendjen e punonjësve.

Kërkimi më i fundit i cili synon të rrisë më shumë ndërgjegjësimin ndaj aksidenteve është realizuar nga studiuesit e Universitetit Surrey në Kanada.

Mjekët morën në analizë 36 të rritur të shëndetshëm dhe studiuan sesi një test gjaku mund të zbulojë lodhjen dhe pagjumësinë.

Disa prej personave të marrë në eksperiment iu kërkua që të qëndronin zgjuar për 40 orë. U morën mostra të gjakut dhe u matën ndryshime në mijëra gjene.

Një program kompjuterik identifikoi 68 gjene që mund të tregonin nëse një mostër erdhi nga një person i privuar nga gjumi .Shkencëtarët shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë testin për të zbuluar saktësisht sa gjumë ka fjetur dikush dhe lodhjen që ai ka.

Në vitin 2015 raportet treguan se lodhja ishte një faktor kontribues në rritjen e viktimave të rrugës.

Por totali i vërtetë mendohet të jetë shumë më i lartë, sepse lodhja është shumë më e vështirë për t'u identifikuar sesa alkooli dhe drogat dhe policia aktualisht nuk mund të ketë një mënyrë sesi të gjurmojë pikërisht pagjumësinë dhe lodhjen e tepërt.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652