Për të gjitha ata që mund të mos e kenë ndjekur paradën spektakolare të ushtrisë Ruse, mëngjesin e të hënës, duhet thënë se shfaqja e tyre ishte një vështrim nga e kaluara, njëkohësisht dhe përgatitje për të ardhmen.
Ndërkohë që parada e përvitshme madhështore përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik kundrejt Nazistëve gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte gjithashtu një mundësi e mirë e Kremlinit zyrtar për të shfaqur me “mburrje” përmirësimet dhe modernizimin e ushtrisë së tyre.
Parada e lavdishme vjen në një moment kur ushtria e Rusisë me shumë mundësi po përjeton kohën më të mirë që prej Luftës së Ftohtë. Momentalisht Rusia ka personel aktiv në ushtrinë e saj rreth 798 mijë persona, nga këto, 240 mijë ushtarë tokësorë, 148 mijë marinarë dhe 145 mijë forca ajrore.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare një taktik e tillë konsiderohet si “demonstrim force” për të kërcënuar kundërshtarin dhe në rastin tonë kundërshtari i Putin njihet.