INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ndihmon kafja në humbjen në peshë?

A ndihmon kafja në humbjen në peshë?

Publikuar më: 15:09 13-07-2017

A mundet të ndihmojë konsumimi i kafes në humbjen në peshë?

Kemi menduar në lidhje me këtë pyetje dhe kemi vendosur t’u drejtohemi mendimeve të ekspertëve për t’i dhënë një përgjigjje. Lajmi i mirë është që mund të jetë e mundur. Dhe kur themi lajm i mirë kemi parasysh dashurinë tonë për një filxhan gëzimi çdo mëngjes.

“Kafeina në kafe mund të ndihmojë nxitjen e metabolizmit në periudhë afat-shkurtër”, thotë dietologja Dara Godfrey. “Kafeina stimulon shpërbërjen e qelizave të yndyrës. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të hani më pak duke reduktuar ndjesinë e urisë. “Por, meqë të gjitha gjërat e mira duhet të përfundojnë, Dara tregon se me kalimin e kohës, konsumimi i kafes mund t’ju bëjë më pak të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës.

Pra, si duhet ta pini kafen tuaj që të jetë sa më efektive? Dara sugjeron dy deri tre filxhanë kafe deri përpara orës 3 pasdite dhe sugjeron konsumimin e kafes së zezë pa sheqer dhe qumësht. Sugjerohet të konsumohet një filaxhan përpara se të filloni të ushtroheni në mënyrë që t’ju ndihmojë në djegjen e dhjamit të tepërt.

Mjeku Ralph Esposito bie dakord. Ai shpjegon, “Adiponectin është një hormon të cilin trupi e përdor për të djegur yndyrnat, sheqerin, për të nxitur metabolizmin dhe për të mundur ndjesinë e urisë. Është provuar që doza ditore e kafeinës te femrat rrit nivelet e këtij hormoni.” Megjithatë duhet të kuptojmë që sasitë e tepruara të kafeinës mund të shtojnë nivelet e hormonit të stresit. “Mbajeni dozën e kafesë në më pak se katër filxhanë në ditë,” thotë ai.

Gjithashtu ju kujtojmë që të shmangni konsumimin e kafes nëse ndërkohë po kaloni sindromën paramenstruale, vuani nga fryrjet e stomakut apo prireni të shtoni peshë gjatë ciklit, tregon Esposito. “Kafja mund të shkaktojë kontraktim të muskujve, të shtojë ndjeshmërinë e gjirit dhe mund të acarojë zorrët, duke shtuar fryrjen e stomakut dhe inflamacionin”, thotë ai.

Me qëllim humbjen në peshë, Esposito rekomandon të bëhet kujdes me ushqimin dhe të konsumohet kafe në mënyrë të moderuar. “Është mënyra më e mirë për të djegur dhjamin,” thotë ai. “Kujdesi me ushqimin në këtë rast nënkupton të bërit kujdes me periudhat e konsumimit të sasive të mëdha të ushqimit dhe periudhave të pushimit nga këto sasi. Duke konsumuar kafe gjatë periudhave të një konsumi më të moderuar të ushqimit jo vetëm që do t’ju ndihmojë të reduktoni urinë por ndihmon organizmin të djegë rezervat e yndyrës dhe sheqerit në organizëm pa e lënë atë të akumulohet. Nëse e keni konsumuar darkën në orën 8:00 pasdite, atëherë pijeni kafen kur të zgjoheni dhe pastaj prisni edhe dy orë përpara se të konsumoni mëngjesin, që trupi juaj të fillojë të djegë dhjamin. Kjo mënyrë funksionon nëse reduktoni sasinë e konsumuar të karbohidrateve.”

weight loss
Së fundi, nëse kërkoni të reduktoni urinë, Esposito sugjeron që të konsumoni një filxhan kafe pa kafeinë para ose pas një vakti. “Porosisni ushqimin që tentoni të pëlqeni më shumë,” thotë ai, “Kafja pa kafeinë ka treguar se redukton oreksin dhe nepsin nëpërmjet një molekule të quajtur PYY. Në këtë mënyrë do të parandaloni mbingopjen. ”

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982