INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ndikon mbipesha te kanceri i mitrës?

A ndikon mbipesha te kanceri i mitrës?

Publikuar më: 10:27 13-04-2016

Mbipesha ndikon në rritjen e numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit dhe i mitrës. Ky paralajmërim është bërë nga shoqata për studimin e kancerit në Britaninë e Madhe.

Hulumtuesit pranojnë se lidhja midis mbipeshës dhe kancerit nuk është ende e qartë, por thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra shtesë mund të luajnë rol. Megjithatë, sipas tyre, janë të nevojshme më shumë studime.

Shifrat e publikuara nga shoqata tregojnë se 19 në 100 mijë gra në Britani janë diagnostikuar me këtë problem në vitet 1990. Ndërsa në vitin 2013 janë 29 gra të prekura në 100 mijë. Ata deklarojnë se nevojiten më shumë studime. Rreth 9 mijë gra diagnostikohen me kancer në mitër çdo vit dhe rreth 2 mijë vdesin.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945