INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ndikon numri i azilkërkuesve për çeljen e negociatave? Përgjigjet ambasadorja franceze

A ndikon numri i azilkërkuesve për çeljen e negociatave? Përgjigjet ambasadorja franceze

Publikuar më: 13:42 07-05-2018
Franca është një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE së bashku me Gjermaninë dhe Holandën e duket se këtë qëndrim e ka ripohuar ambasadorja e Francës në Shqipëri,
Christina Vasak. Ajo e ka lidhur prishjen e imazhit të vendit me rritjen e numrit të azilkërkueve.
Sipas ambasadores frenceze pati tekalim të numrit të azilkërkuesve shqiptarë duke kaluar pritshmëritë. 
 
‘’Azilkërkuesit shqiptarë kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyrtohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë’’
 
Deklaratat ambasadorja franceze i bëri gjatë vizitës që diplomatët e BE kanë zhvilluar në Shkodër në kuadër të javës së Europës. 
 
Article Logic
Execution time: 0.001957893371582