I ftuar në programin “Një kat më lart” këngëtari Kristi Karkanaqe rrëfeu rrugetimin e tij në ‘C’est la vie’. Ai tregon me shaka se kupa ishte prej çokollate ndërsa trofeu është në shtëpinë e tij. Sipas Kristit fryma në ekip ishte e mjaft e mirë, disa e ndjenë ndërsa disa u munduan. Pa përmendur emra për keta të dytët, Kristi pohon gjithashtu se nuk e mendonte veten si fitues.
Fal një pyetësori rreth protagonistëve të spektaklit, ai i tregon Ermalit se Marina i dukej gjithmone shumë e bukur; nuk do kishte ndryshuar kurrë mentorin e tij dhe se Orit do ti jepte çmimin e parë.
Surprizë për Ermalin, jemi të bindur edhe për ju, është fakti që Kristi është i veçantë edhe në lojërat e shpejtësisë. Ai ka ftuar Ermalin në një lojë me letra, teksa ka befasuar me aftësinë për ta zbuluar zgjedhjen e tij. Mos humbisni këtë moment në minutën e 10-të intervistës.