INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A nuk e kishe problem kur më shihnin mua dhe Stinen bashkë?!”, Graciela ja thotë përgjigjen “TRROÇ” Roza Latit

“A nuk e kishe problem kur më shihnin mua dhe Stinen bashkë?!”, Graciela ja thotë përgjigjen “TRROÇ” Roza Latit

Publikuar më: 20:25 10-02-2019

Ish-partnerja e Stines, Graciela dhe ish-dashura Roza Lati nuk e patën aspak problem përballjen me njëra-tjetrën, në emisionin e kësaj të fundit “Why Not”.

Për to, nuk kishte asnjë arsye pse ato të ishin armike me njëra-tjetrën, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh për shoqërinë shqiptare, që mesa duket këto fenomene nuk i përballon mjaft mirë.

Por, një pyetje provokuese e moderatores nuk kishte si të shpëtonte pa përgjigje:

“Se jam kurioze. Po ty a nuk të thonin ndonjëherë, shiko Roza me Stinen bashkë, si rri dhe i sheh ashtu. Ti si i përgjigjeshe?”

Përgjigja e Gracielës qe mjaft e matur:

“I thoja që s’ka ndonjë gjë, sepse ata janë artistë. Unë tashmë jam një artiste vetë dhe jam përpjekur ta kuptoj Nestin(Stinen). Këtë i thoja dhe njerëzve, që kjo gjë bëhet për show, nuk ka ndonjë gjë.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156