Siç duket Luana e ka marrë më seriozisht se kurrë muzikën dhe se ka ndërmend të ndalet. Para pak ditësh u fotografua në një aeroport me partnerin e saj të përfolur, Krenar Çoçaj teksa po shkonin për pushime në Milano. Mirëpo këngëtarja qenka kthyer dhe mbrëmjen e sotme do të mbajë një koncert në Gjakovë, por jo vetëm pasi bashkë me të do performojë edhe Noizy. Këtë e ka bërë të ditur vetë Luana me postimin e fundit në Instagram ku tregon se do e ndezin atmosferën.
Po Getoari të jetë mërzitur vallë sepse Noizy është rivali i tij më i madh në muzikë. Epo biznesi është biznes!
Kujtojmë që pak ditë më parë Luana publikoi edhe bashkëpunimin me Faydee, një këngë që ka patur shumë sukses dhe miliona shikime.