Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ishte sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli edhe për akuzat e ish-ministrit Ylli Manjani ndaj qeverisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu nëse qëndrimet e Manjanit janë edhe qëndrimet zyrtare të LSI, Petrit Vasili tha:
“LSI ka një mënyrë sjellje shumë të qartë që nuk i lë të dyzuara. Qëndrimet janë mbajtur nga kryetari, nga unë apo njerëz të autorizuar.
Unë nuk qëndroj në këtë çështje sepse qëndrimet tona janë transparente.”, tha ai