Konferenca e Pezës ka bërë bashkë sot Presidentin Ilir Meta me një pjesë të deputetëve të maxhorancës.
Në një aktivitet për 77- vjetorin e kësaj dite, Presidenti Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, zv/kryeministri Erjon Braçe dhe deputetë të PS janë bërë bashkë. Është mësuar se, përpara fillimit të aktivitet Presidenti Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shkëmbyer edhe përshëndetje me njëri-tjetrin.
Në fjalën e tij Presidenti Ilir Meta deklaroi se Konferenca e Pezës veç histori është dhe amanet. Sipas tij “Është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra që e ardhmja europiane të jetë më e afërt”.