INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A po bën Rama ofertë “kokën” e Tahirit, që PD të mbyllë protestën? [VIDEO]

Publikuar më: 13:59 20-02-2017

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri, për mbylljen e protestës së demokratëve. Kjo është marrëveshja që sipas kreut të demokrateve i ka hedhur në tavolinë, kryeministri Rama. Basha nga çadra e protestës, ku dhe u kujtua e 20 shkurti i vitit 1991 me rënien e bustit të diktatorit tha se ofertuesit u ngjajnë etërve të tyre. Madje ai shtoi se nuk do zgjedhin kokën e turkut po deri në fund duan dorëheqjen e qeverisë për zgjedhje të reja me qeveri teknike.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme është vendimi i të gjithë shqiptarëve. Ne i themi sot, se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike, pa Edi Ramën Kryeministër. Nga kjo nuk ka kthim. Kanë ofruar përmes mediave të tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peshqesh i bandave dhe krimit të organizuar. Nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirirn, zgjidhja është largimi yt dhe qeverisë tënde,” tha Basha.

Deklaratën e Bashës e kanë përgjenjeshtur e vetë Tahiri dhe Balla. Ata thonë se të gjitha këto deklarime bëhen pasi opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664