INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po “joshet” Nishani nga LSI?

A po “joshet” Nishani nga LSI?

Publikuar më: 12:27 04-05-2016

Plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka nxjerrë në pah një element të rëndësishëm në marrëdhënien e maxhorancës me Presidentin e Republikës. Një sqarim i kabinentit të kreut të shtetit njoftoi se “asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës”, e për këtë Bujar Nishani thotë se ka marrë dhe mbështetjen e Lëvizjes Socialsite për Integrim. Në kohën kur kryetari i shtetit është vënë nën akuzë nga Partia Socialsite, mbështetja që LSI i jep kryetari të shtetit ngre shumë pikëpyetje.

Më poshtë njoftimi i Presidencës:

“Kabineti i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani përgënjeshtron lajmin e shpërndarë në disa media rreth mosnjohjes së procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës!

Presidenti i Republikës ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041