Tashmë ditët e saj përkthehen në udhëtime, punë dhe përkushtim për projektin e radhës.
Pas "Forever is over", Elvana duket mjaft entuziaste në arritjet e synimeve të saj ndërkombëtare. Ndoshta kësaj i referohet edhe udhëtimi i saj i fundit drejt Londrës. 30 vjeçarja ka udhëtuar dejt kryeqyetulit londinez bashkë me stilistin dhe mikun e saj Valdrin Sahiti.
Këtë na e zbulon vetë Valdrini nepërmjet kësaj videoje ku duket në makinë me këngëtaren. Detaji që bie në sy gjithashtu është se ata të dy po dëgjojnë këngën e Dj Khaled dhe duket se Elvana po e shijon në maksimum. Mos ndoshta ajo po synon një bashkëpunim me këtë të fundit? Me siguri, suksesi i "Wild Thoughts" ka prekur edhe këngëtaren shqitare.