Projekti që do të sjellë këtë herë reperi nga Kosova, Mozzik, me siguri do të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve.
Është pikërisht titulli i këngës “Donald Trump” që do ta japë këtë efekt. “Po menoj që këto ditë me lshu ni track solo " DONALD TRUMP" nxemje para ni projekti tjetër me videoklip”, shkruan reperi. Ndërkohë që më parë edhe Getoari kishte paralajmëruar projektin e tij që mbante titullin “Berluskoni”. Por pse e shtyu ky i fundit publikimin e projektit për vitin e ardhshëm? Mos ndoshta për të shmangur një përplasje mes tyre? Gjithsesi jemi në pritje...