INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po mbetemi pa gjyqtar?! Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga detyra

A po mbetemi pa gjyqtar?! Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga detyra

Publikuar më: 08:15 17-07-2018

Një tjetër anëtar i sistemit të drejtësisë është shkarkuar nga detyra pasi nuk mundi të kalojë procesin e Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë. Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, pas analizimit të kritereve të vlerësimit, vendosi të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca.
Ky i fundit ishte javën që shkoi në seancë dëgjimore dhe kishte probleme me deklarimin e pasurisë dhe integritetin e figurës.
Sipas KPK-së, Ndreca nuk ka deklaruar disa pasuri të luajtshme, si edhe nuk justifikon një shumë kursimesh prej 1.5 milionë lekësh.
Gjithashtu, KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij.
Ndreca është justifikuar se nuk kishte dijeni se arrestimi me sasi të vogël kanabisi e fut një individ në botën e krimit të organizuar.
Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Gjytari Tom Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396