INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po na vret mielli i “Çernobilit” që hyn në vendin tonë?

A po na vret mielli i “Çernobilit” që hyn në vendin tonë?

Publikuar më: 15:25 06-06-2017

Pasiguria ushqimore në vendin tonë është një nga çështje më serioze që po përballen çdo ditë qytetarët. Madje së fundmi është hapur një debat edhe më sensitiv që lidhet me ushqimin bazë atë të bukës.
Profesor Ahmet Osja që ka qënë dhe deputet dhe Ministër i Bujqësisë vite më parë ka ngritur alarmin në lidhje me shëndetin e shqiptarëve. Ai bën një analizë të detajuar në lidhje me miellin dhe sëmundjen e kancerit.

Ja ç’thotë:
"Ne na vjen 1,123,000 kuintalë miell nga Ukraina, ku ka ndodhur Katastrofa e Çernobilit. Ne e marrim miellin me gjysmë çmimi. Prandaj buka jonë është kaq e lirë, mielli është i ruajtur në magazina e nuk e ka marrë askush. Ne që kemi nevojë e blejmë atë që vjen nëpërmes Beogradit. Nëse nuk do ta marrim nga Beogradi, atëherë buka që ne blejmë do të jetë 260 lekë të reja dhe jo sa e blejmë ne në furrat e bukës. Rrezatimi që marrim ne nga konsumi i këtij mielli, është një prej shkaktarëve të sëmundjes së kancerit.”

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871