Flori Mumajesi pas hitit “Gone Girl”, bashkëpunim ky me reperin 2po2, po tenton sërish në të njëjtat “ujëra” me këngën e tij të fundit “Beautiful”, kësaj herë më vokalet e të preferuarit të gocave, Ledri Vula.
Flori në dy punët e fundit ta zgjedhur që refrenin ta këndoj në anglisht, megjithëse duket se kjo rrymë nuk është fortë e përshtatshme më këtë gjuhë. Mos është kjo pjesë e qëllimit të artistit për ta ndërkombëtarizuar punën e tij?! Rudi dhe Mateo kanë shpjegimin e tyre për këtë fenomen të muzikës shqiptare në videon e mëposhtme. Kujtojmë se Era Istrefi më singëllin “Bon Bon” ka pushtuar klasifikimet e pothuajse gjithë Europës. Mos humbisni shansin të dëgjoni në këtë video versionin remix të kësaj kënge.