INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po plakeni siç duhet? Ky trik me shkronja jua tregon

A po plakeni siç duhet? Ky trik me shkronja jua tregon

Publikuar më: 20:15 24-10-2016

Konsulentja Dermatolog, Dr.Justine Hextall, që punon për Medical Group The Harley, tregon se si ju mund të përdorni shkronjat e alfabetit, si një udhërrëfyes të lehtë për të kuptuar se si lekura juaj është vjetërsuar. Ajo tregon se si vetëm pesë shkronja kryesore të alfabetit, veprojnë si një mostër për të kuptuar se çfarë po shkon keq me lekurën tuaj, duke u nisur nga shkronja me të cilën ngjan pjesa e fytyrës me probleme.

Shkronja M (Dielli shkakton plakjen)

1-Ballin dhe ngjyrën e faqeve                    
2-Rrathët poshtë syve                  
3-Varjen e fytyrës

Nëse zona juaj me probleme ka shenjën e 'M', dielli mund të jetë shkaktari i problemit, përfshirë dhe shkatërrimin e qelizave të pigment-prodhimit.

Shkronja W (Rënia në peshë shkakton plakjen)

1-Humbja e volumit                       
2-Gropa në faqe                              
3-Nofulla të nxjerra

A është zona juaj e problemeve në formën e shkronjës 'W' ? Humbja e yndyrnave të .... është një ankim i njëjtë, sidomos për ata që kanë rënë në peshë kohët e fundit.

Shkronja A (Duhani shkakton plakjen)

1-Rrudhat rreth gojës                   
2- Humbja e volumit në linjat e buzëqeshjes                      
3-Errësimi i rrathëve të syve. 

Duhani i shkakton një dëm tepër të madh lëkurës, si sipërfaqes së sipërme duke shkaktuar daljen e venave dhe damarëve më shumë në pah, ashtu edhe më poshtë saj duke dëmtuar kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës.

Shkronja U( Pesha ndikon në plakje)

1-Mjekër me gropë                       
2-Faqe të fryra                 
3-Fytyrë e rrumbullakët

Ndërkohë që mosha kalon, disa pësojnë në një humbje natyrale në peshë, e cila shpesh rezulton në ndryshimin e formës së fytyrës . Nëse zona juaj me probleme ka formën e shkronjës 'U', kjo mund të jetë një shenjë.

Shkronja H ( Gjumi ndikon në plakje)

1-Rrathë të zinj                
2-Faqe me gropë.

Gjumi është jetësor për rigjenerimin e lëkurës dhe pagjumësia çon në krijimin e rrathëve të zinj , si dhe në një lëkurë më të ndjeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053