INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po plaket Jennifer Lopez? [FOTO / VIDEO]

A po plaket Jennifer Lopez? [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 11:06 11-05-2016

Vitet kalojnë...edhe për Jennifer Lopez.

Pavarësisht se në moshën 46 vjeçare ajo është ende një bukuri që i kënaq sytë e kujtdo, tashmë nuk është më aq energjike sa dikur. Aq sa në videoklipin e saj të ri, “Ain’t Your Mama”, ajo ka kërcyer me shumë vështirësi në çizmet e saj të gjata me ngjyrë blu, pavarësisht se një pjesë të fajit e kishin çizmet.

Por ajo duhet t’i vishte patjetër! Arsyeja? Ato ia kishte dërguar Rihanna nga koleksioni i i këpucëve shumë ekskluzive (dhe të shtrenjta) që kjo e fundit realizoi në bashkëpunim me Manolo Blahnik. Dhe kushtonin 4.350 dollarë! Megjithëse duket se nuk është problem kur ke një mike si bukuroshja nga Barbadosi, ose në rast se emri yt është Jennifer Lopez.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936