INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A po tensionohet situata mes Kosovës dhe Serbisë, pas arrestimit të Ramush Haradinajt? [Video]

Publikuar më: 18:48 05-01-2017

Kërkesa e përsëritur e Serbisë për arrestimin e Hardinajt dhe ish-luftëtarëve të UÇK është konsideruar nga drejtuesit e institucioneve kosovare si thirrje e hapur për të tensionuar situatën mes dy vendeve. Drejtues të qeverisë së Kosovës po kërkojnë që t’i kthehen me të njëjtën monedhë Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj deklaroi se kërkesat e Serbisë po tensionojnë situatën e se Kosova duhet ti kthej përgjigje në të njëjtën mënyrë. Sipas Hoxhajt “kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron”. Edhe Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri thotë se “Kosova duhet të aplikojë masa reciprociteti ndaj Serbisë në lidhje me fletë-arrestimet të cilat po i mban në fuqi”. Masat e reciprocitetit, sipas Tahirit, mund të zbatohen në Kosovë për personat e kërkuar nga Serbia, të cilët dyshohen për përfshirje dhe kryerje të krimeve të luftës në Kosovë. Përfaqësuesi i NISMA për Kosovën Jakup Krasniqi, ka thënë se arrestimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, është dëshmia më e mirë se ky format i bisedimeve me Beogradin në Bruksel, duhet të ndërpritet. Edhe forca politike AAK ka kërkuar që të ndërpiten bisedimet midis Kosovës e Serbisë. Sipas nënkyetarëve të AAK Ardian Gjini e Ahmet Isufi edhe opinioni kosovar por edhe më gjerë e ka të qartë që Serbia po bën çmos të përdorë gjithë mekanizmat qe ta poshtëroje Kosovën. Më tej ata kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve si dhe reprocitet në lëshimin e urdhërarresteve.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342