INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po thellohet hendeku i skamjes? 30% e shqiptarëve të punësuar të varfër...

A po thellohet hendeku i skamjes? 30% e shqiptarëve të punësuar të varfër...

Publikuar më: 10:45 07-06-2018

Të varfër nuk janë vetëm të papunë të vendin tonë, por dhe të punësuarit, që marrin rrogën minimale e nuk janë pak, por 30% e punonjësve. Pra 1 në 3 persona marrin vetëm 24 mijë lekë në muaj.

Është INSTAT, që ka publikuar këtë të shifër dhe bëhet fjalë për pagat gjatë vitit 2017. Në Shqipëri ka mbi 1 milionë e 195 mijë të punësuar. Por nga këta 55.9 për qind janë të punësuar pa pagë, pasi janë të vetëpunësuar ose janë punëtorë në biznesin e familjes.
Ndërsa mbi 160 mijë të punësuar në Shqipëri, paguhen me një rrogë minimale dhe është e qartë, që nuk u mjafton as për të përballuar nevojat më bazike.
Veç të tjerash sipas INSTAT për disa vite me radhë pagat janë në stanjacion të plotë, pra nuk janë rritur në një kohë që me çmimet ndodh krejt e kundërta ato rriten dita ditës.
I vetmi sektor që pësoi rritje pagash është administrata. Pas tre vitesh qeveria vendosi që vitin e kaluar të rrisë pagat për punonjësit e shtetit me 7-10%. Po është e kuptueshme që dhe kjo rritje nuk mund të pasurojë askënd. Në sektorin privat situata është edhe më e rënduar. INSTAT raporton se prej 4 vitesh, bizneset jo vetëm që nuk i kanë rritur rrogat, por madje i kanë ulur ato duke përkeqësuar gjendjen financiare të atyre që jetojnë me të ardhura nga puna.

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583