INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A rrezikon partia e Patozit të mos futet në zgjedhje?

A rrezikon partia e Patozit të mos futet në zgjedhje?

Publikuar më: 14:29 03-05-2019

Partia më e re në opozitë, Bindja Demokratike me kryetar Astrit Patozin rrezikon mos të futet në zgjedhje. Kjo pasi Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor regjistrimin e BD-së në zgjedhje.

Sipas partisë ankimuese, vendimi i regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike është i paligjshëm dhe politik. “BD nuk lejohet nga ligji të regjistrohet në zgjedhje. KQZ ka shkelur rëndë ligjin me urdhër politik. Po cënohen parimet për zgjedhje të ligjshme dhe të barabarta”, thuhet në ankimimin e tyre.

Për këtë pak më parë ka reaguar kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi. Për ankimimin në Kolegjin Zgjedhore ai akuzon kryedemokratin Lulzim Basha. “Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karrigen e tij”, reagon Patozi.

Ndërkohë, në mbledhjen e KQZ-së kur u shqyrtua kërkesa e BD-së për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 30 qershorit i vetmi që doli kundër ishte kryetari i këtij institucioni, Klement Zguri. Votën kundër ai e argumentoi se, kërkesa për regjistrim ishte jashtë afatit ligjor të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Tani do të jetë Kolegji Zgjedhor i cili do të duhet të marr një vendim lidhur me shkeljen e afateve ligjore për regjistirmin e BD.

Ndërsa kryedmeokrati Lulzim Basha për partinë e Patozit ka thënë se, “Kjo parti është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje për opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë”. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059