INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A shpjegon kjo gjithçka për ndarjen e tyre? Bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim nga policia, listë e gjatë akuzash për miliarderin

A shpjegon kjo gjithçka për ndarjen e tyre? Bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim nga policia, listë e gjatë akuzash për miliarderin

Publikuar më: 16:30 08-06-2019

Angela Martini është një ndër modelet më seksi që ne kemi patur ndonjëherë në industrinë e modelingut. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martes me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Çifti që u martua në një ceremoni private dhe aspak të zakontë në Las Vegas përflitet se janë ndarë dhe dyshimet e para kanë nisur nga vet profili i Angel Martinit në Instagram. Nëse më parë supermodelja publikonte foto e video të shumta me atë që e cilësonte si mashkullin e ëndërrave të saj, prej muajsh tashmë asnjë moment i till nuk figuron në profilin e Martinit ku ndiqet nga mbi 410 mijë njerëz. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit dhe fansat e saj ta përkthejnë këtë veprim që ata janë ndarë dhe nuk janë më bashkë.

Menjëherë pas këtyre thashethemeve, vjen lajmi tjetër që bashkëshorti i modeles shqiptare kërkohet nga policia. Sipas ‘Anabel’ mediat rumune shkruajnë se Dragos ka probleme me drejtësinë dhe është në kërkim nga policia. Miliarderi është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentacioni të trashëgimisë së disa pronësive në bregdet. Biznesmeni akuzohet gjithashtu se është përfshirë në një grup kriminal i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro.

Megjithatë një informacion i tillë nuk është mundur të konfirmohet në mënyrë zyrtare nga autoritetet.

h.png

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551