Le ta marrim këtë në këndvështrimin e parë! Macet e zeza janë të mrekullueshme. Disa nga macet tona të preferuara janë të zeza. Është shumë e trishtueshme që disa persona mendojnë se ato janë djall apo fat i keq. Por në fakt në disa kultura, si ajo japoneze, besojnë se macet e zeza janë fat i mirë.
Besojmë të gjithë e keni dëgjuar që reputacioni i keq për macet e zeza lidhet me magjitë, por kjo është më e komplikuar se kaq. Sipas mitologjisë skandinave perëndesha Feya kishte një qerre që tërhiqej nga dy mace të zeza. Si shpërblim për shërbimin e tyre besnik , ato u shndërruan në shtriga. Gjithashtu edhe në Skoci mendohet se macet e zeza kanë vjedhur shpirtrat e të vdekurve përpara se ato t’i jepeshin Zotit.
Por urrejtja e vërtetë për macet e zeza lidhet me Papa Greegorin e IX i cili zyrtarisht i shpalli macet e zeza si mishërim i djallit.
Hedhja e maceze të zeza në zjarr u bë një mënyrë mjaft popullore për festa e krishtera dhe e gjitha kjo sepse...njerëzit janë qenie të tmerrshme njerëzore.
Kështu ndër dekada macen e zezë e ka përndjekur reputacioni keq vetëm duke e dëmtuar atë pasi asnjë nga ato të mësipërmet nuk është e vërtetë. Prandaj, nëse tanie tutje shihni një mace të zezë që kalon para këmbëve tuaja, mos u frikësoni sepse ajo thjesht po kërkon pak dashuri nga ju.