INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A t'kom thon kurrë mos me m'thirr në telefon”, Agon Amiga rikthen historinë me Afërdita Dreshaj në këngën e re?

“A t'kom thon kurrë mos me m'thirr në telefon”, Agon Amiga rikthen historinë me Afërdita Dreshaj në këngën e re?

Publikuar më: 17:10 18-06-2019

Para disa vitesh, mesazhet ku Agon Amiga e tradhtonte gruan e tij me modelen Afërdita Dreshaj pushtuan faqet rozë pasi u bënë shkak për ndarjen e reperit nga bashkëshortja e tij, Egzona. Aso kohe, Afërdita e mohoi lidhjen me Agonin, por vetë reperi konfirmoi në një intervistë se gjithcka është e vërtetë. Madje i dedikoi këngën "Qyqek", për të cilën tha se cdo mashkull mund ta gjejë veten.

Ndërsa sot, ai ka sjellë këngën e re "Bobi", të cilën ia dedikon femrave materialiste dhe jetës luksoze që ai bën. Madje në një frazë të këngës, Agoni tha: "A t'kom thon kurrë mos me m'thirr në telefon? Gruan e kam afër dhe ti po m'shqetëson".

Kjo duket se edhe me të kaluarën e Agonit, kur ai shkruante mesazhe provokuese me Afërditën ndërkohë që ishte i martuar. Lidhja mes tyre nisi nga bashkëpunimi i këngës "Topless". Megjithatë, sot ato bëjnë jetë të ndarë pasi këngëtarja është martuar dhe jeton në Miami, ndërsa Agoni thuhet se është rikthyer sërish me bashkëshorten.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672