Edhe pse ka realizuar vetëm 2 këngë deri tani, Tayna është kthyer në reperen e momentit duke siguruar një axhendë verore të ngjeshur me koncerte.
Fama bëri që të arrijë shumë shpejt një numër të madh ndjekësish në Instagram madje edhe e konfirmoi llogarinë shumë shpejt.
Artistja që shpërtheu me ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenomen, përveç këngëve të saj që janë dy, bën edhe Freestyle nëpër klubet e natës.
Por nëse Tayna ka fituar simaptinë e thuajse të gjitha kolegeve, njëra duket se ka një kritkë ndaj saj.
Ronela Hajatit nuk i ngjajnë freestyle strofat që këndohen sa herë vjen rasti, por ato që krijohen aty për aty. Këtë e tregon në këtë instastorie të cilin ndjekësit e kanë marrë si një thumbim ndaj Taynas.