Thuaje të shkretën!
Prej disa javësh në mediat online dhe rrjetet sociale po flitet për një shtatzëni të mundshme të Marina Vjollcës dhe kjo gjë po i mundon shumë fansat. Gazetari i njohur Eraldo Rexho ishte ai që e mohoi këtë lajm kur postoi një foto me Marinën, por më pas në një foto të moderatores, kur ai e pyeti nëse është shtatzënë, ajo e la pa përgjigje, gjë që bëri që të shtohen dyshimet për fansat.
Mirëpo mesa duket Marinës i pëlqen të luajë me fansat dhe së fundmi ka publikuar një foto shumë dyshuese në instastory. Teksa ngjet një palë shkallë, e veshur me të zeza (që të tregojnë më të dobët), bukuroshja ka mbuluar barkun me dorë.
Çfarë ka dashur të thotë ajo me këtë foto? Po fsheh shtatzëninë apo thjesht po luan me ne?