INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A u kopjua në maturë? Eksperti Vejsiu denoncon rastet e keqadministrimit [VIDEO]

Publikuar më: 13:04 03-07-2017

Hidhen hije të forta dyshimi mbi keqadministrimin e provimeve të maturës. Eksperti i Arsimit, Fatmir Vejsiu denoncon disa raste të kopjimit masive në shkolla ku nxënës totalisht të dobët kanë arritur të marrin notën maksimale. Vejsiu në një intervstë për IN News bazuar në vlerësimet që kanë marrë maturantët analizon se ështe e pamundur që gati 10% e tyre të kenë marrë me meritë notën 10 në provimin e matematikës, kur në atë të gjuhë letërsisë vetëm dy kanë marrë maksimalen. Sipas tij me notën 10.00 janë vlerësuar rreth 538 maturantë.
Eksperti i arsimit për të mbështetur analizën e tij jep dhe një shembull konkret, ku thekson se në një gjimnaz cilësor janë marrë mbi 170 nota 10 në një kohë që në një shkollë profesionale po cilësore nota më e lartë ka qënë 6.7. Në këtë rast është e qartë se këta të fundit s’kanë mundur se ku të kopjojnë se në këtë shkollë s’ka nxënës cilësorë në matematikë.
Po kjo situatë do të vijojë me efektin zinxhir, pasi nxënësit e dobët po që kopjuan dhe morën dhjeta do të marrin degë të mira dhe ata që vërtet e meritojnë nuk do të shkojnë dot në fakutetet, që duan.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562