Prej ditësh është përfolur kudo nëpër rrjet se Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Thashethemet u thelluan kur doli spoti i spektaklit të humorit tek i cili Salsano nuk dukej askund. Mirëpo lajmi është konfirmuar vetë faqja e Portokallisë teksa ka postuar një foto të moderatorit dhe nuk ka më vend për dyshime: Salsano do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon.
“Me një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!”, thuhet në postim.
Ditën e djeshme në emisionin "Ndryshe" në Top Albania Radio, Salsano dhe Elona bënë një lidhje telefonike me Kiara Titon për të sqaruar këto thashetheme. Në bisedë u duk qartë që moderatorët mezi po e presin këtë sezon dhe arsyeja përse Salsano nuk ishte në promo, ka të bëjë me shfaqjen "Karnavalet e Korçës". Gjatë javës që është xhiruar spoti i "Portokalli" ai ka qenë në Teatrin Kombëtar dhe nuk kishte mundësi të ishte prezent.